Telegrafi

Vdes aktori i filmit “X-men” dhe “Iron Man 3” (Foto)

Vdes në moshën 27 vjeçare aktori i njohur i Hollywoodit, Trevor Habberstad.

Lajmin e beri publik babai i aktorit Jeff Habberstad përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram

“Ëndrra ime e keqe u bë realitet, ta varrosi birin tim”, ka shkruar i ati i aktorit, i cili vuante prej kancerit.

Mijëra fansa të aktorit janë tronditur nga lajmi për humbjen e aktorit 27-vjeçar.

Trevor u bë i njohur në filmat “X-Men” dhe “Doctor Strange” gjithashtu ka luajtur në rreth 50 filma, por jo në rolet kryesore si në filmin “Iron Man 3”.

Bryan Singer regjisori filmit “X-Men” i tronditur me lajmin është shprehur për mediet ndërkombëtare “Trevor kishte aftësi të shkëlqyera aktrimi, ai dhe gjithë familja e tij janë njerëz shembullor”.