Site icon Telegrafi

Vdes aktori i “Days of Our Lives”, Quinn Redeker

Quinn Redeker – i cili luajti në telenovelën “Days Of Our Lives” – ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Aktori ndërroi jetë më 20 dhjetor në Los Angeles për shkaqe natyrale.

Vdekja e tij u njoftua nga familja e tij, sipas Deadline.

Quinn Redeker

Aktori luajti rolin e Alex Marshall në “Days of Our Lives” nga viti 1979 deri në 1987, një personazh që përfundimisht u dërgua në burg për mashtrim në shfaqje.

Disa nga titujt e tjerë të Redeker përfshinin luajtjen e Rex Sterling në “The Young and the Restless” nga viti 1987 deri në 1994. Para rolit të tij si Sterling, ai luajti shkurtimisht dy personazhe të tjerë në serial.

Gjatë gjithë karrierës, artisti fitoi dy nominime për një çmim “Emmy” për ‘aktorin më të mirë dytësor’ në një seri dramatike për rolin e tij si Rex Sterling.

Quinn Redeker në një film të vitit 1977

Quinn ishte gjithashtu një skenarist dhe u nominua për një çmim “Oscar” për filmin klasik të vitit 1978 “The Deer Hunter”, me aktorë Robert De Niro, Christopher Walken dhe Meryl Streep.

Puna e tij tjetër filmike përfshinte: “The Candidate” të vitit 1972 dhe “The Electric Horseman” të vitit 1979 – të dy me aktorin Robert Redford – dhe “Ordinary People” të viteve 1980, i cili fitoi katër çmime “Oscar”.

Aktori gjithashtu u shfaq në shumë shfaqje televizive, duke përfshirë: “CSI: Miami”, “Fantasy Island”, “Starsky & Hutch”, “The Bob Newhart Show”, “Ironside”, “That Girl”, “The Six Million Dollar Man”, “Barnaby Jones”, “Adam-12”, “Bonanza” dhe “Sea Hunt”.

Redeker ishte i martuar me Suzanne Elizabeth Long nga viti 1958 deri në 1959 dhe më pas u martua me aktoren Patricia Ann Graves nga 1963 deri në 1980. /Telegrafi/

Redeker në “Days of Our Lives”
Exit mobile version