Telegrafi

Vdes aktori amerikan, Mark Margolis

Mark Margolis ndërroi jetë në Spitalin Mt Sinai në New York të enjten në moshën 83-vjeçare.

Ylli i famshëm kishte vuajtur nga një sëmundje, tha djali i tij, CEO i “Knitting Factory Entertainment”, Morgan Margolis.

Aktori i një sërë personazheve në momentin e fundit kishte pranë vetes gruan e tij, Jacqueline dhe djalin Morgan.

Foto: Getty Images

Ai pati qindra role në film, televizion dhe skenë që nga vitet 1970, më i njohur për rolin e tij të fundit të Alberto ‘The Shadoë’ në Scarface.

Dhe ai luajti personazhin Hector ‘Tio’ Salamanca në serialin televiziv “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”.

Margolis lindi në Filadelfia më 26 nëntor 1939.

Foto: Shutterstock

I njëjti ishte i biri i Fanya dhe Isidore Margolis.

Margolis ndoqi shkurtimisht Universitetin ‘Temple’ përpara se të transferohej në qytetin e New Yorkut për të studiuar aktrim.

I ndjeri ka lënë pas gruan Jacqueline Margolis (83) nga Far Rockway, New York – me të cilën ishte i martuar për 61 vjet.

Familja planifikon të ketë një ceremoni përkujtimore dhe funeral privat. /Telegrafi/

Foto: AMC