Site icon Telegrafi

Vdes i aksidentuari në Budrigë të Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person i cili ishte përfshirë në një aksident trafiku në Budrigë të Gjilani më 20 tetor të këtij viti.

Sipas policisë, viktima ishte duke u trajtuar në spitalin e Austrisë, ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori.

Exit mobile version