Site icon Telegrafi

Vdes aksidentalisht punëtori i kompanisë së pastrimit “Higjiena” në Deçan

Xhavit Alaja, punëtor i kompanisë së pastrimit “Higjiena” në Deçan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunës, Bashkim Ramosaj, i cili njëherit u ka shprehur ngushëllime familjes Alaj, dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të NPL “Higjiena”.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen aksidentale të punëtorit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena“, Xhavit Alaj. Shprehim ngushëllime familjes Alaj, miqve dhe gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve të NPL “Higjiena” në Deçan! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!” , ka shkruar Ramosaj.

Edhe NPL “Higjiena” ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në punë.

“Të nderuar miq dhe kolegë të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se pas një aksidenti tragjik në punë është ndarë nga jeta kolegu ynë Xhavit Alaj!

N.P.L.”Higjiena” do të kujtoj gjithmonë si punëtor të dashur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të zellshëm”, thuhet në njoftim.

“Në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të N.P.L. “Higjiena” Kushtrim Loshaj si dhe gjithë kolegëve të kompanisë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, kolegët me të cilët ndau punën dhe për të gjithë ata që e njohën Xhavitin”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version