Në mëngjesin e sotëm humbur jetën aksidentalisht edhe një punëtor tjetër i “Bechtel-Enka”, i cili ishte duke punuar në autostradën Prishtinë-Shkup, “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për vdekjen e punëtorit e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi tha se policia është njoftuar në orën 8:40 se një punëtor është shkelur nga një kamion në punishte.
Ekipet mjekësore pastaj e kanë konstatuar vdekjen, ndërsa njësitet policore janë në vend të ngjarjes.
Telegrafi mëson se viktima është 39-vjeçari Tafil Tafallari nga Prizreni.
“Bechtel-Enka” është duke e ndërtuar Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, të emëruar “Arbën Xhaferi”.
Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie.