Site icon Telegrafi

Vdes akademiku Shaban Demiraj

Ish- kryetari i Akademisë se Shkencave në Shqipëri, i laureuar disa herë me çmim republike ka qenë një personalitet i shquar në fushën e gjuhësisë.

Albanologu i shquar, profesor Shaban Demiraj u lind në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë.

Është një nga shkencëtarët më në zë në vend që ka pasur një rol të madh në përshtatjen e Akademisë së Shkencave me zhvillimet e ndërrimit të sistemeve politike në vend.

Ai do të varroset në Tiranë.

Demiraj i solli shkencës gjuhësore shqiptare, por edhe ballkanike, vlera të mëdha përmes shumë veprave monumentale.

Akademiku Shaban Demiraj është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja.

Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë dërguar telegrame ngushëllimi për të. /Telegrafi/
 

Exit mobile version