Një vozitës ka shkelur 87-vjeçaren në qendër të Kriva Pallankës, e cila ka vdekur në vend si pasojë e goditjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon Ministria për Punë të Brendshme, vetura e markës ‘Seat Cordoba’ me targa regjistrimi të Kriva Pallankës, e drejtuar nga B.V. i lindur në vitin 1964, te vendi i njohur si ‘Osiçki Pat’ ka goditur 87-vjeçaren, me iniciale S.B. e lindur në vitin 1930, njofton AIM.
Inspektim ka kryer ekipi i stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme e Kriva Pallankës.
Për detajet rreth rastit, do të vijojnë pas analizës së përgjithshme të inspektimit. /Telegrafi/