Një vajzë 8 vjeçare ka humbur jetën në Klinë të Ulët, pasi një veturë e goditi atë, raporton Veriu.info.
I dyshuari për këtë rast është D.N 46 vjeçar, të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor, njofton policia e Kosovës.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 17:00, përderisa viktima ka ndërruar jetë sot në ora 10:00 në QKUK.