Telegrafi

Vdes 76-vjeçari nga Ferizaj në bregdetin e Velipojës

Foto: Arkiv

Një person ka vdekur sot në bregdetin e plazhit të Velipojës.

Top Channel raporton se viktima është një 76 vjeçar nga Ferizaj.

Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg, ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë. /Tch/