Pas goditjes viktima ka qëndruar për më shumë se gjysmë ore i shtrirë në vendngjarje. Pas arritjes së policisë dhe ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të marra.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se rreth orës 20:00 të 30 nëntorit si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë.
Shoferi i automjetit 40 vjeçari B.H është arrestuar nga policia dhe i është caktuar masa e paraburgimit 48 orë. /Koha/Telegrafi/