Një 64 vjeçar ka ndërruar jetë në një motel në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Dje rreth orës 12:17, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Osmanollaj.
Të tilla raste të vdekjeve në motele ka pasur edhe më herët në Kosovë. /Telegrafi/