Telegrafi

Vdes 42 vjeçari nga Rahoveci, që u godit nga rrufeja ditë më parë

Foto: Ridvan Slivova

Ka ndërruar jetë Feriz Gashi, 42 vjeçari nga fshati Fortesë e Rahovecit, pasi ishte goditur nga rrufeja rreth pesë ditë më parë.

Lajmin për media e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj, ku kishte thënë se personi i goditur nga rrufeja është në gjendje të rëndë.

Po ashtu lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar faqja e fshatit Fortesë në rrjetin social Facebook.

Lexo po ashtu Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Kujtojmë gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën./Telegrafi/