Ka ndërruar jetër grua shtatzënë tridhjetë vjeçare gjatë lindjes në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është dërguar në Klinikën për fëmijë në Shkup.
“Mbrëmë është sjellë në gjendje të rëndë grua shtatzënë nga Zhelina, me shtypje të lartë të gjakut. Menjëherë është dhënë terapia e duhur, por pacientja ka rënë në komë. Kolegët kanë arritur që të nxjerrin fëmijën e gjallë”, ka thënë shefi i repartit të gjinekologjisë në Spitalin klinik të Tetovës, Nagip Rufati.
Ai sqaroi se janë thirrur ekipe shtesë të anesteziologëve, internistëve dhe specialistëve tjera, por përkundër përpjekjeve të shumta ata nuk kanë pasur sukses të rianimojnë pacienten.
Për pacienten e ndjerë kjo ka qenë shtatzënia e dytë./Telegrafi/