Telegrafi

Vdes 27 vjeçari pas shpërthimit të veturës në Tiranë, dyshohet për lëndë eksplozive

Një person, 27 vjeçar ka ndërruar jetë sot rreth orës 13:35 në afërsi të TEG-ut, në Tiranë si pasoj e shpërthimit të automjetit të tij.

Siç raportohet, 27 vjeçari A.S fillimisht u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Tutje bëhet e ditur se nga të dhënat e para dyshohet se në automjet ishte vendosur lëndë eksplozive.

“Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit që shpërtheu rreth orës 13:35, në afërsi të TEG-ut. Policia njofton se 27-vjeçari A.S fillimisht u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Nga të dhënat e para dyshohet se në automjet ishte vendosur lëndë eksplozive. Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në  automjetin tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /A2/Telegrafi/