Site icon Telegrafi

Vdes 27 vjeçari nga kontakti me tensionin e lartë

27-vjeçari, Sejdo Kamberi, po punonte si suvaxhi në një godinë në ndërtim në qytetin e Tepelenës dhe ndërsa po ngrinte në faqen anësore të katit të dytë të godinës një skelë për të suvatuar, një tub ka prekur linjën e tensionit të lartë, raportoi BW.

Prekja ka qenë fatale për 27-vjeçarin, duke i shkakuar atij vdekjen e menjëhershme./Telegrafi/
 

Exit mobile version