Telegrafi

Vdes 27 vjeçari në Gjakovë, gjendet i varur në tarracën e një hoteli

Një 27 vjeçar ka vdekur, pasi i njëjti sot është gjetur i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili ka dhënë detajet për rastin.

“Sot më datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar për një person te varur në terasën e Hotel ‘Luxus’ – Gjakovë. Patrulla policore ka shkuar në lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotel dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në tarracën e hotelit”, tha Xhurkaj.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, të cilët kanë bërë konstatimin e vdekjes së 27 vjeçarit.

“Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore, ku me urdhër të prokurorit viktima është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, ka informuar Xhurkaj.

Sipas tij, viktima në fjalë është shqiptar nga Kosova me shtetësi amerikane, kurse janë duke u kryer hetimet për rastin./Telegrafi/