Telegrafi

Vdes 24 vjeçari pasi ra me veturë në lumë

Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Në veturë ka qen vetëm drejtuesi Gjergji Elmazi (24), banues në Maliq. Polumbarët nxorën nga lumi trupin e tij të pa jetë.

Mësohet se viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumë. Ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të bllokimit në makinë.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë.

“Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/