Ka ndërruar jetë punëtori i ndërtimtarisë, 22- vjeç, që ra nga një ndërtesë e lartë mëngjesin e ditës së djeshme në “Rrugën B” në Prishtinë.
I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK, përderisa u raportua se kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave edhe nuk u ka mbijetuar.
Edhe Policia kishte konfirmuar rastin e rrëzimit, ku dhe kishte dhënë detaje se punëtori kishte rënë nga kati i 7.
“Një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës”, thuhej në raportin e Policisë.
Mirëpo QKUK-ja nuk kishte dhënë detaje për gjendjen e punëtorit, përveç tani që ndonëse jozyrtarisht, është thënë se personi ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar./Telegrafi/