Site icon Telegrafi

Vdes 20-vjeçari që u lëndua ditë më parë në aksident trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 9:30 ka pranuar informatën se ka ndërruar jetë  personi i aksidentuar V.V., mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-së.

Viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur më 30 shtator 2017, në rrugën ‘Driton Veliu’ në Mitrovicë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version