Site icon Telegrafi

Vdes 22 vjeçari në Sarandë, si pasojë e motit të përkeqësuar

Një i ri 22-vjeçar, Armando Kazma ka humbur tragjikisht jetën mbrëmjen e sotme në Sarandë.

I riu u plagos për vdekje si pasojë e rënies së një tende në një fushë futbolli.

22 vjeçari u transportua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Moti i keq dhe era e fortë përfshiu qytetin jugor për disa minuta.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version