Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Divjakë të Shqipërisë.
Aksidenti ndodhi në aksin Divjakë-Këmishtaj, në fshatin Mërtish, njofton Top Channel.
Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se automjeti me që drejtohej nga 22-vjeçari, Jovan Rredhi, është përplasur me dy shtylla ndriçimi dhe më pas me një mur të një banese.
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vend.
Sipas policisë, shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.