Telegrafi

Vdes 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

20 vjeçarja, Fatime Haxhidema ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, i cili kishte ndodhur në një restorant të Ferizajt muajin e kaluar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë 20 vjeçarja në spitalin e Turqisë, ku edhe po trajtohej nga lëndimet e marra”, ka thënë Aliu.

Lexo po ashtu Shpërthimi i bombolës në Ferizaj, 6 nga të lënduarit po trajtohen ende në QKUK

Ndryshe, Haxhidema, ishte nisur më 7 janar në Turqi ku edhe po trajtohej nga lëndimet e marra. /Telegrafi/