Gonzalo Montoy Jimenez (29) papritmas është “ngjallur” para autopsisë, raportojnë mediat lokale në Australi.
E tëra nisi kur Jimenez, i dënuar për vjedhje, nuk u paraqit në thirrjen e mëngjesit në burg.
Të burgosurit dhe rojtarët e gjetën në gjendje të palëvizshme duke qëndruar ulur në karrige në qeli.
Mjekët thanë se Jimenez nuk ka puls dhe e shpallën të vdekur.
Trupi u dërgua për obduksion në Institutin për forenzikë ku ndodhi “çudia”.
Jimenez “u ngjall” dhe duket se vuan nga epilepsia. Ai nuk kishte marrë me rregull barnat gj[ që çoi te ndalja e frymëmarrjes, pas të cilës u shpall i vdekur.
Familja e Jimenez konsiderojnë se mjekët kanë shkelur protokollin e medicinës, pasi është e pamundur që tre mjekë njëkohësisht të shpallnin se është i vdekur. Sipas familjes, “vdekjen” e Jimenez e konstatoi një mjek, derisa dy të tjerët e nënshkruan dokumentin.
Jimenez ndodhet në spital, ndërkohë që familja e tij po përgatit padinë kundër mjekëve. /kp/