Ka nisur autopsia për tri vdekjet e dyshuara që ndodhën dy ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Ai ka thënë se autopsia për dy raste ka përfunduar ndërsa ka mbetur edhe një trup i papërfunduar.
“Autopsia e dy trupave ka përfunduar. Tash e kryejmë edhe rastin e tretë”, ka thënë shkurt Gërxhaliu.
Ndërsa, sa i përket rezultateve të analizave, ai ka thënë se do të marrin kohë.
Dje Prokuroria e Kosovës ka autorizuar nisjen e hetimeve për tri raste të vdekjeve në QKUK që dyshohet se gazi i frymëmarrjes në sallën e operacionit i ka shkaktuar vdekjet.