Telegrafi

Vdekjet e dyshimta në QKUK (Video)

Do të duhej të ishte vendi ku gjen shërim dhe i shpëton rrezikut nga vdekja, por në Qendrën Klinike Universitare ka ndodhur e kundërta.

Të enjten e kaluar, në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK kanë vdekur katër pacientë të cilët, siç merr vesh RTK, kishin kryer operacione të ndryshme në këtë klinikë. RTK ka siguruar informata se në mesin e tyre është edhe një fëmijë, ndërsa ka edhe pacientë të tjerë, nga operacionet e kryera atë ditë, me gjendje të keqësuar e që janë në mjekim intensiv.

Ngjarja ka kaluar në heshtje, derisa nuk u bë publike nga mediat. Kështu, tek sot drejtori i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj, ka thirrur në takim udhëheqësit e klinikave dhe është marrë vendim të krijohen komisione për të mësuar shkaqet e vdekjes së pacientëve.

Çfarë po ndodh në QKUK? Nisin hetimet pas vdekjeve të dyshimta në këtë spital