Telegrafi

Vdekje nën rrota: Hapi zjarr mbi ta, 21-vjeçarja shkelet me veturë nga policia (Video,+18)

Një video me pamje të rënda vjen nga Tulsa të Oklahomas, SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një video në të cilën tregohet momenti kur Madison Sueann Dickson (21), tenton të qëllojë në drejtim të policisë.

Pas kësaj, ka qenë makina e policisë ajo që është drejtuar drejt saj, pas së cilës gjë ishte shkelur dhe për pasojë edhe kishte vdekur.

Po sipas medieve të huaja, ajo ishte në kërkim nga policia, për një rast të të shtënave me armë, ditë më parë, nga të cilat të shtëna kishte mbetur i plagosur një burrë. /Telegrafi/