Telegrafi

Vdekje në solarium, gruaja ndërroi jetë pasi u rrezit për dy orë në një sallon në Austri

Përdoruesja e një solariumi në Austri, ka përjetuar shok kur brenda lokalit gjeti kufomën e ish-koleges njëherë ish-klientes e cila ishte “rrezitur” për dy orë.

Ajo bëri të pamundurën që ta kthej në jetën 50-vjeçaren në qytetin Deutsch Kaltenbrun të Austrisë, transmeton Telegrafi.

E ndjera ishte futur në sallon në ora 14:30, e kufoma e saj është zbuluar nga një grua tjetër rreth orës 16:45.

Ajo kishte dyshuar se diçka nuk është në rregull, kur vërejti se kabina e parë ishte e zënë dhe se nga brendësia e saj nuk dëgjohej asgjë.

Pasi thirri disa herë gruan, vendosi ta hap derën dhe aty mbeti e shokuar kur pa trupin e saj të pajetë.

Ndihma e shpejtë vetëm sa e ka konstatuar vdekjen e saj. E autopsia ka konstatuar se nuk ka kurrfarë shenje dhune apo ndonjë lëndim në trup.

Zyrtarë të sallonit kanë bërë të ditur se pajisjet e tyre janë në gjendje të mirë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë prishje që do të mund t’ia rrezikonte jetën klientëve. /Telegrafi/