Një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/