Një person i komunitetit ashkali ka ndërruar jetë derisa po trajtohej në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë.
Sipas Policisë, tashmë i ndjeri ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor dhe më pastaj i ishte keqësuar gjendja ku edhe ka vdekur.
Policia këtë rast po e trajton si vdekje të dyshimtë, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.