Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Tefik Zymberi në Prishtinë.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/