Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Mramor të Prishtinës

Në fshatin Mramor të Prishtinës është raportuar një vdekje e dyshimtë, ku një femër është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 16:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/