Site icon Telegrafi

Vdes një femër 33 vjeçare në Fushë Kosovë, policia thotë se ka elemente të dhunës

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është gjetur pa shenja jete një person.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka thënë Borovci.

Borovci ka shtuar se mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo po ashtu Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën

Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se prokurori ka dalë në vend ngjarje dhe në bashkëpunim me policinë janë duke i zhvilluar hetimet.

“Prokuroi nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, së bashku me njësitë përkatëse  kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vdekjen e një personi.

Në koordinim me policinë po zhvillojnë hetimet në zbulimin e shkaqeve që kanë quar deri në këtë ngjarje. Sa i përket cilësimit të rastit si vrasje apo jo nuk mundemi të konstatojmë edhe pa përfunduar hetimet” , ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj ka shtuar se lidhur me detajet tjera do të informoheni me kohë. /Telegrafi/

—–

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një rast vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Telegrafi mëson se një person është gjetur pa shenja jete dhe se i njëjti dyshohet të jetë vrarë.

Telegrafi ka provuar të marr informacione shtesë lidhur me rastin nga policia, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Exit mobile version