Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Drenas

Një person në Drenas, pas lëndimeve të marra është dërguar pa shenja jete në QKUK, bën të ditur policia.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë e hetuesisë rajonale dhe prokurori”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Njoftohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dhe shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.