Policia raporton se një person dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh, por i njëjti sipas mjekëve është sjellë pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 08:20.
Në vendngjarje ishin të pranishme edhe njësitet policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.