Telegrafi

Vdekje e dyshimtë na lagjen “Dardania”, në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar se sot në lagjen Dardania të kryeqytetit, ka ndodhur një vdekje e cilësuar si e dyshimtë.

Ai ka thënë për Telegrafin se Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të hetojë rrethanat e vdekjes, nëse ato kanë të bëjnë më vetëvrasje.

“Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, por ende nuk dihen arsyet e vdekjes se këtij personi”, ka shtuar Borovci. /Telegrafi/