Qindra mijëra iranianë kanë dalë në rrugët e Teheranit për të festuar përvjetorin e Revolucionit Islamik dhe për të denoncuar deklaratat e fundit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me shtetin mysliman.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979 të Iranit, një numër i madh i protestuesve u drejtuan drejt Sheshit Azadi (Liria) të Teheranit me flamuj iranianë, duke festuar sundimin e themelimit të pushtetit aktuale klerik.
Donald Trump @realDonaldTrump was today's star in Tehran pic.twitter.com/4qiugTUTFA
— Ali Hashem علي هاشم (@alihashem_tv) February 10, 2017
Po sipas medieve të huaja, disa prej tyre, nën tingujt e këngëve tradicionale iraniane revolucionare të luajtura nga ansambli ushtarako-policor mbanin edhe pankarta në të cilat shkruanin “Vdekje Amerikës”.
📹 American🇺🇸, Israeli🇮🇱 flags set on fire at Islamic revolution anniversary rally in Tehran
Chants: Death to US, death to UK pic.twitter.com/F3wwrlnumB— Sobhan Hassanvand 📰 سبحان حسنوند (@Hassanvand) February 10, 2017
Ky reagim i tyre vjen pasi autoriteti më i fuqishëm i Iranit, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei, u bëri thirrje iranianëve në fillim të javës për të demonstruar kundër SHBA-ve, dhe për të treguar se Irani nuk u frikësohet asnjë prej tyre “kërcënimeve”.
https://twitter.com/IntelResist/status/829976003044864000
“[Trump] thotë: Ju duhet të keni frikë nga unë. Jo! Populli iranian do të përgjigjet për fjalët e tij më 10 shkurt dhe do të tregojnë qëndrimin e tyre ndaj kërcënimeve të tilla”, kishte thënë të martën Khamenei.
Ditë më parë, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj Iranit, në përgjigje të një testi të raketave balistike, të cilat këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Mike Flynn i përshkroi si provokative dhe destabilizuese situatën në të gjithë Lindjen e Mesme. /Telegrafi/