Site icon Telegrafi

Vdekje aksidentale në Rahovec

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte duke e bërë pastrimin e mjetit bujqësor, kombanjit, dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me energji elektrike në aparatin e larjes.

Rasti ka ndodhur më 24 qershor në ora 01:15.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për varrim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version