Trajneri i kombëtares së boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, vdiq të premten në fshatin olimpik në Seine-Saint-Denis, në moshën 60-vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak.
Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen, miqtë dhe kolegët”, në një njoftim për shtyp në faqen e saj të internetit.
Fatupaito ishte në dhomën e tij me një nga përfaqësuesit e Samoas kur u sëmur rreth orës 10:20, deklaroi policia.
“Pavarësisht reagimit të shpejtë të zjarrfikësve dhe ambulancës, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.
🖤L’entraîneur de l’équipe olympique de boxe des îles Samoa, Lionel Elika Fatupaito, est mort à l’âge de 60 ans au village des athlètes en Seine-Saint-Denis, après avoir été victime d’un arrêt cardiaque. (RFI) #Paris2024 pic.twitter.com/jBS5wV9ul2
— Marie-Laure Dupont 🇨🇭de Saint-Maurice d’Agaune (@MarieLaureDupon) July 27, 2024
Gjithsej 24 atletë do të përfaqësojnë Samoan në nëntë sporte në kryeqytetin francez, dhe ata bënë homazhe dhe kujtuan Fatupaito me një lutje të përbashkët përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. /Telegrafi/