Site icon Telegrafi

Vdekja misterioze e ish-shefit të KGB-së ka të bëjë me dosjen për Donald Trumpin?! (Foto)

Ish shefi i KGB-së i dyshuar se ka ndihmuar ish-spiunin e MI6, Christopher Steele, që të përpilojë dosjen e tij mbi Donald Trumpin mund të jetë vrarë nga Kremlini dhe vdekja e tij është fshehur, supozojnë mediat e huaja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Oleg Erovinkin, një ish gjeneral në KGB, u gjet i vdekur në pjesën e pasme të makinës së tij në Moskë, më 26 dhjetor në rrethana misterioze.

Oleg Erovinkin

Erovinkin ishte një ndihmës i rëndësishëm për Igor Sechin, një ish-zëvendëskryeministër dhe tani kreu i Rosneft, kompanisë shtetërore të naftës, e cila është përmendur në mënyrë të përsëritur në dosje.

Erovinkin është përshkruar si një ndërlidhës kryesor mes Sechin dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Christopher Steele

Steele shkruan në një raport të inteligjencës të datës 19 korrik 2016, se ka një burim të afërt me Sechin, i cili kishte zbuluar lidhjet e paligjshme ndërmjet mbështetësve të Trump dhe Moskës.

E vdekja e Erovinkin ka nxitur spekulimet se është e lidhur me dosjen shpërthyese të Steele, e cila është bërë publike në fillim të këtij muaji.

Trump ka hedhur poshtë dosjen si “lajme të rremë” dhe se “nuk ka prova për të mbështetur pretendimet e saj”.

Agjencia ruse shtetërore e lajmeve “RIA Novosti” kishte raportuar se trupi i Erovinkin u “gjet në një Lexus të zi … [dhe] një hetim në shkallë të gjerë ka pas filluar në zonë. Trupi i Erovinkin ishte dërguar në morgun e FSB-së”.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është konfirmuar dhe FSB vazhdon të hetojë. Raportet e medias sugjeruan se vdekja e tij ishte një “rezultat i një hileje”.

Më vonë u pohua se ai vdiq nga një atak në zemër.

Christo Grozev, një ekspert për kërcënimet që kanë të bëjnë me sigurinë ruse, beson se Erovinkin është burimi kryesor për të cilin Steele referohet në dosjen e tij.

Grozev, nga një thinj-tank në Bullgari, tha: “Unë nuk kam asnjë dyshim se në kohën kur Erovinkin vdiq, zoti Putin kishte dosjen e Trump (të Steele) mbi tavolinën e tij. Ai ndoshta e di nëse historia e supozuar, është e bazuar në fakte apo trillime”.

Steele, 52, një i diplomuar në Cambridge, mbetet i fshehur pas demaskimit të tij si autor i dosjes Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version