Site icon Telegrafi

Vdekja e veganes po bën xhiron nëpër botë, dyshohet se vdiq nga uria pasi për një dekadë kishte ngrënë vetëm fruta dhe perime

Një influencuese vegane thuhet se ka vdekur nga uria pasi për një dekadë ka ngrënë vetëm fruta dhe perime.

Me origjinë nga Rusia, Zhanna Samsonova – e njohur si “Zhanna D’Art” në mediat sociale – ka promovuar në Instagram përfitimet e një diete vegane me 10 mijë ndjekësit e saj, transmeton Telegrafi.

Nëna e saj tha se Samsonova vdiq nga një “infeksion i ngjashëm me kolerën” që u përkeqësua nga dieta e saj kufizuese.

Ajo foli për një gazetë ruse pas vdekjes së vajzës së saj 39-vjeçare në Malajzi, më 21 korrik.

Shkaku zyrtar i vdekjes së influencues nuk është bërë zyrtar, por miqtë e saj kishin shprehur shqetësime për stilin e saj ekstrem të veganizmit në mediat lokale.

“Uria e zonjës Samsonova po bënte që ajo të shkrihej para syve tanë, por ajo besonte se gjithçka ishte në rregull”, tha një mik i saj.

“Vetëm sytë e saj, sytë e gëzuar dhe flokët e mrekullueshëm kompensuan pamjen e tmerrshme të një trupi të torturuar nga idiotësia. Më fal nëse tingëllon e ashpër”.

Gruaja ishte një vegane e ushqyer me ushqime të papërpunuara. /Telegrafi/

Exit mobile version