Site icon Telegrafi

Vdekja e vajzës së aleatit të Putinit, pajisja shpërthyese u gjet poshtë automjetit

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një shpërthim të dyshuar me makinë bombë.

Darya Dugina, 29 vjeçe, vdiq pas një shpërthimi në një rrugë jashtë qytetit të Moskës, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.

Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë ka urdhëruar degën qendrore të institucionit të marrë përsipër hetimin.

“Një pajisje shpërthyese u vendos në pjesën e poshtme të makinës nga ana e shoferit”, tha komiteti në një deklaratë. “Darya Dugina, e cila ishte në timon, vdiq në vendngjarje”.

“Hetimi beson se krimi ishte planifikuar paraprakisht dhe ishte i një natyre kontraktuale”.

https://www.youtube.com/watch?v=SrnRba1h_r0&ab_channel=GuardianNews

Lidhur me rastin, mendohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit” mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin qenë në një festival pranë Moskës, ku filozofi dha një leksion të shtunën në mbrëmje.

Darya Dugina

Ata duhej të largoheshin nga vendi i takimit me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas. /Telegrafi/

Alexander Dugin
Exit mobile version