Para 36 vitesh, sipas versionit zyrtar, më 4 maj të vitit 1980 kishte vdekur Josip Broz Tito, lideri i padiskutueshëm i Jugosllavisë socialiste, komandanti i kohës së luftës, një nga themeluesit dhe kreu i Lëvizjes së të Painkuadruarve.
Megjithatë, sipas mjekut të tij, presidenti i RSFJ-së kishte vdekur një ditë më parë, por në këtë ditë, atij zyrtarisht i ishin ndalur aparatet që e mbanin të gjallë, transmeton Telegrafi!
Predrag Lalevic (87), kirurg dhe anesteziolog i cili ishte për mbi 16 vjet me Titon, në 106 udhëtimet jashtë vendit të ish-presidentit të RSFJ, ka përshkruar katër muajt e fundit të jetës së Titos në një spital në Lubjanë.
Dr Lalevic ishte pjesë e Konsiliumit i cili për katër muaj luftoi për jetën e Marshallit.
Ai bëri atë që do të jetë gjithmonë e përmendur në historinë e shtetit të mëparshëm – kishte fikur aparatet që Titon e mbanin në jetë.
“Në mëngjes filloi hemodializa. Megjithatë, pas një kohe, ka pasur një rënie të presionit të gjakut, i pariparueshëm, prandaj u desh të ndaloheshin. Të gjithë anëtarët e Konsiliumit, mjekët, por edhe infermieret, u mblodhën rreth krevatit. Tito po shuhej ngadalë”, dëshmon Dr. Lalevic.
Siç shton ai, edhe pse respiratori punonte normalisht, në EKG paraqiteshin të dhëna për përfundimin e pashmangshëm, dhe që sipas tij ishte fundi i jetës së Titos.
Lalevic përshkruan aktin e vdekjes zyrtare të Titos:
“Së fundi, në 15:05, ora e EKG tregoi një vijë të drejtë, një shenjë se zemra pushoi së rrahuri. Në heshtje të plotë kaluam pranë shtratit për 15 minuta, dhe pastaj kam shikuar në profesor Bogdan Brecelj, më i vjetri specialist në Konsilium. Kjo ishte një shenjë se duhej ndalur aparatet”, rrëfen ndër tjerash Lalevic.
Josip Broz kishte lindur në Kumrovec, Zagorje, nga një familje e përzier kroate-sllovene në maj të vitit 1892. Gjatë jetës së tij, si data e lindjes së tij, 25 majit, si Dita e Rinisë, ishte një lloj feste në gjithë Jugosllavinë. /Telegrafi/