Spitali i Traumës në Tirana ka deklaruar se 32-vjeçari i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit nga policia, ka mbërritur pa shenja jete në spital.
“Në raste të tilla, spitali Universitar i Traumës njofton Morgun dhe me pas nis procedura për ekspertizën mjekoligjore, që ndiqet prej tyre”, thonë burime nga spitali për A2 CNN.
I riu, Laer Kurti, ndërroi jetë teksa po shoqërohej në ambientet e komisariatit. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, viktima u largua me shpejtësi kur pa patrullën dhe në momentet e shoqërimit në komisariat shfaqi probleme shëndetësore.
Versioni nga Spitali i Traumës bie ndesh me atë të policisë, sipas së cilës Kurti u dërgua në spital pasi shfaqi probleme dhe ndërroi jetë aty.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/