Site icon Telegrafi

Vdekja e të riut nga Podujeva, Bulliqi ngushëllon familjen Ahmeti

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjen Ahmeti, pas vdekjes së djalin të tyre, Fatlumit.

Bulliqi ka shkruar se vdekja e hershme e tij është humbje e madhe, transmeton Telegrafi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të Fatlum Ahmetit. Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për ne që patëm rastin ta njohim personalisht. Në këto momente pikëllimi bashkëndiejmë me familjen, shokët e miqtë e Fatlumit”, thotë Bulliqi.

Tutje, ai ka shkruar “Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”./Telegrafi/

Exit mobile version