Telegrafi

Vdekja e të paraburgosurit në Prizren, suspendohen zyrtarët përgjegjës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një 34-vjeçari me inicialet F.I., i cili ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në njoftimin e SHKK-së thuhet se 34-vjeçari është gjetur i vetëvarur.

Në lidhje me rastin është njoftuar se janë suspenduar zyrtarët përgjegjës.

Lexo po ashtu Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Shërbimi Korrektues njofton se është njoftuar Policia dhe Prokuroria dhe se ka filluar të hetimet procedurale dhe administrative.

Sipas SHKK-së, është themeluar komisionin hetimor administrativ, i cili do të dalë me raport administrativ përfundimtar.

qendra korr