Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një 34-vjeçari me inicialet F.I., i cili ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se 34-vjeçari është gjetur i vetëvarur.
Në lidhje me rastin është njoftuar se janë suspenduar zyrtarët përgjegjës.
Shërbimi Korrektues njofton se është njoftuar Policia dhe Prokuroria dhe se ka filluar të hetimet procedurale dhe administrative.
Sipas SHKK-së, është themeluar komisionin hetimor administrativ, i cili do të dalë me raport administrativ përfundimtar.