Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ngushëlloi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke thënë se politikani italian la pas një boshllëk të ndjeshëm tek ata që patën nderin ta njihnin.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte!”, shkroi Rama.
David Sassoli ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, pas një problemi me funksionimin e sistemit imunitar që kishte bërë të shtrohej në spital prej dy javësh.