Site icon Telegrafi

Vdekja e një qytetari të Maqedonisë në Bullgari, MPJ me deklaratë zyrtare

Qytetari i Maqedonisë së Veriut, Stojan Spasov para dy ditëve u gjet i vdekur në Bullgari, kurse sipas infromacioneve të para të institucioneve bullgare, tek ai janë gjetur shenja dhune.

Trupi i tij është gjetur në një rrugë në Sofje, në qendër të qytetit, kurse nga MPB-ja e Bullgarisë thonë se kanë hapur procedurë parahetimore.

“Më 17 dhjetor rreth orës 21:00 në rrugën Emilijan Stanev nr.4 është gjetur trup i 26 vjeçarit nga Maqedonia e Veriut. Sipas infromacioneve të para, nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi. Për rastin është nisur edhe procedurë parahetimore”, theksuan nga MPN e Bullgarisë.

Në lidhje me këtë rast, është shprehur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë të cilët theksuan se pas marrjes së infromacioneve për vdekjen e 26 vjeçarit, menjëherë janë kontaktuar organet kompetente.

“Përmes Minstrisë së Punëve të BRendshme kemi kontaktuar familjen e të ndjerit, ndërsa ata do të informohen për rastin. MPJ dhe Ambasada në Sofje janë në dispozicion dhe në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente bullgare”, u shprehën nga MPJ-ja./Telegrafi/

Exit mobile version