Telegrafi

Vdekja e nënës së re dy ditë pas daljes nga materniteti në Tiranë, reagon spitali

Foto: Ilustrim

Materniteti “Koço Glozheni” ka reaguar në lidhje me rastin e një nëne të re e cila ndërroi jetë dy ditë pas daljes nga spitali ku lindi fëmijën.

Në reagim theksohet se 30-vjeçarja u shtrua në materniet më datë 28 janar dhe nuk kishte referuar asnjë patologji shoqëruese.

Sipas spitalit, e reja ka dalë me dëshirën e saj nga materniteti pas 48-orësh dhe është rikthyer më pas me dobësi trupore, të cilave nuk i mbijetoi dot edhe pas futjes në terapi intensive.

Në lidhje me shkaqet e vdekjes, spitali “Koço Glozheni” thotë se pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Reagimi”

“Koco Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes. /Telegrafi/